Ariana Grande ka folur për fansat e saj.
Këngëtarja 26 vjeçare hyri në Tëitter për të ndarë një deklaratë emocionuese rreth asaj se si ‘turneu’ dhe ‘jeta’ mund të ishint ë egra, transmeton Klan Kosova.
“Unë jam mirënjohëse për detin e dashurisë që kam rreth meje çdo ditë, për njerëzit që vijnë çdo ditë në koncertet dhe japin gjithë energjinë që kanë. Jam mirënjohëse për të punuar me muzikantët më trë mirë. Mirënjohëse për zërin tim dhe ekipin tim. Jam mirënjohëse për këtë muzikë”.
Mesazhi i Arianës vjen pasi ajo filloi të qante në skenë gjatë një performance në një koncert të saj të shtunën mbrëma në St.Louis.
“Ndjej gjithçka intensivisht dhe jam angazhuar për ta bërë këtë turne gjatë një kohe në jetën time. Ju falënderoj për pranimin e humnerës time. Unë po e ndaj këtë sepse jam mirënjohëse dhe sepse dua që ju ta dini se nuk jeni vetëm. Është e vështirë të balanconi duke u kujdesur për njerëzit rreth jush duke bërë punën tuaj, dhe u shëruar në të njëjtën kohë. Ju dua”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.