02.01.2019 · përditësuar para 2752 dite1 min lexim
Kur viti ndërron njerëzit bëjnë plane për punën, dashurinë dhe gjëra të tjera.
Por plane për të pasur një të dashur nuk ka këngëtarja Ariana Grande.
Ajo thotë se do të qëndrojë e vetme për tërë vitin 2019 dhe ndoshta gjatë gjithë jetës së saj, transmeton Klan Kosova.
25 vjeçarja kishte një vit të trazuar nga ana e dashurisë. Ajo ishte në lidhje me Pate Davidson për shtatë muaj, por qifti u ndanë në tetor.
Gjithashtu gjatë 2018 ajo u përballë edhe me vdekjen tragjike të ish të dashurit të saj, Mac Miller.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.