Lajmet e fundit

Argjentina e ka mposhtur Francën, në penallti, duke u shpallur Kampione e Botës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 23’, derisa vetëm në minutën e 36’, Di Maria dyfishoi epërsinë e argjentinasve. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Franca pas shumë tentimeve e shënoi golin e parë në ndeshje tek në minutën e 80’, me Kylian Mbappen. I njëjti lojtar shënoi vetëm një minutë me vonë për ta barazuar rezultatin. Me këtë rezultat edhe përfundoi koha e rregullt dhe u deshën vazhdimet.
Në vazhdime së pari kaloi në epërsi Argjentina me Lionel Messin, në minutën e 108', teksa edhe njëherë doli në skenë Mbappe, i cili e barazoi rezultatin për herë të dytë në ndeshje.
Në penallti më të saktë ishin argjentinasit, duke u kurorëzuar me titullin e tretë të botës në histori. /Klankosova.tv.
FT: Argjentinë-Francë 3-3 (4-2)
120' Ka përfunduar pjesa e dytë e vazhdimeve. Fituesi do të përcaktohet në penallti.
118' Franca e ka barazuar edhe njëherë rezultatin. Këtë herë shënoi Kylian Mbappe, nga penalltia.
https://twitter.com/i/status/1604532383994155012
108' Argjentina ka kaluar në epërsi për herë të dytë në ndeshje, me golin e Lionel Messit.
https://twitter.com/i/status/1604529838471188482
106' Ka filluar pjesa e dytë e vazhdimeve.
105' Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve, rezultatt vazhdon të jetë i njëjtë 2-2. Lautaro Martinez i huqi dy mundësi ideale për ta kaluar në epërsi Argjentinën.
Statistikë: Mbappe bëhet lojtari më i ri që shënon 10 gola në Kupën e Botës.

91' Ka filluar pjesa e parë e vazhdimeve, prej 15 minutave.
VAZHDIME
90+ 9 Ka përfunduar koha e rregullt prej 90 minutave, pasi nuk kishte fitues. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2. Tani fituesi do të përcaktohet brenda 30 minutave, nëse jo, do të ekzekutohen penalltitë.
82' Franca i ka shënuar dy gola të shpejt ndaj Argjentinës, duke e barazuar rezultatin. Dy golat i shënoi Kylian Mbappe, në minutën e 80’ dhe 81’.
https://twitter.com/i/status/1604519245680869388
69' Franca tenton edhe njëherë me Kylian Mbappen, por gjuan lartë mbi portë.
58’ Argjentina me rastin e parë në pjesën e dytë, Alvarez tentoi por goditjen e tij e priti portieri francez Lloris.
50' Franca e ka iniciativën në pjesën e dytë, por pa krijuar ndonjë rast konkret.
46' Ka nisur pjesa e dytë.
45' Ka përfunduar pjesa e parë në mes Francës dhe Argjentinës. Argjentinasit janë duke fituar me rezultat 2-0, me golat e Lionel Messit dhe Angel Di Marias. Franca tentoi me disa raste të lehta, por pa i konkretizuar.
35' Argjentina e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Francës. Golin e ka realizuar Angel Di Maria, në një kundërsulm të shpejtë.
https://twitter.com/i/status/1604501220714217473
30' Ka kaluar gjysmë orë lojë, Franca është duke tentuar të gjejë golin e barazimit, pasi Argjentina kaloi në epërsi.
23' Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Francës, me golin e Lionel Messit, i cili ishte i saktë nga penalltia.
https://twitter.com/i/status/1604497584134955011
20' Tentimi i parë serioz nga Franca, nga harkimi i Antonie Griezman, rrezikoi Olivier Giroud, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.
17' Rast i krijuar shpejt nga Lionel Messi, mirëpo Angel di Maria godet lartë mbi portë.
15' Ka kaluar një çerek orë lojë. Argjentina është duke dominuar me posedim të topit dhe krijim të rasteve. Franca deri më tani është duke luajtur një lojë më të kujdesshme dhe më prapa.
10’ Në 10 minutat e parë, Argjentina është duke dominuar me lojë dhe raste. Deri më tani është duke munguar vetëm konkretizimi.
5’ Goditje e fuqishme e Alexis MacAllister, mirëpo direkt në portier, Hugo Lloris e pret pa problem.
3' Tentimi i parë në ndeshje erdhi nga Argjentina. Julian Alvarez provoi, mirëpo ishte në pozitë jashtë loje.
1' Ka filluar finalja e madhe në stadiumin "Lusail" .

https://twitter.com/i/status/1604490162976698368
Messi ia bëri me sy Mbappes, para fillimit të ndeshjes

Statistikë: Lionel Messi bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në Kupën e Botës (26).

Formacionet zyrtare:
