Që nga Alexis Sanchez deri tek vozitës i fundit të taksive në Santiago, nga Isabel Allenda deri tek secili minator në Arica, i gjithë Kili, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kilianët shohin ëndërr përfaqësuesen e tyre të kurorëzuar me trofeun e Copa America, për të parën herë në histori, në tokën e tyre, para fansave të tyre. Mbi të gjitha këto, është finalja e parë pas 28 vjetësh dhe atë kundër Argjentinës, përfaqësueses së dytë më të mirë në botë; të Messit dhe Martinhos.
Estadio Nacional, që u kthye në qendër ndalimi gjatë regjimit të Pinochetit do të jetë vendi ku do të shpresojnë 46,000 kilianë, ndërsa i gjithë Kili 18 milionë banorësh është në ethe, transmeton Klan Kosova.
Kilianët, asnjëherë në histori nuk kanë fituar ndonjë trofe të madh. Për ta gjithçka është e thjeshtë: tani ose kurrë. Kanë humbur katër finale, por e gjithë kjo duan që të mbetet para se të luanin Bravo, Medel, Vidal e Sanchez.
Trajneri argjenitas, Sampaoli, që ka ndjekur rrugën e Bieslas për të drejtur një kombëtare fqinje do të jetë pa Jara, në vend të të cilit pritet të luajë Silva. Sytë do të jenë të kthyer kah mbrojtësi i majtë që pritet të kujdeset për të ndalur Lionel Messin.
Argjentina vjen në finale pas një goleade ndaj Paraguajit. Të gjashtë golat e shënuar kanë vulën e orkestrimit nga Messi. Në fakt, Martinho nuk bëri veçse disa ndryshime të vogla në nënkampionët e botës të Sabellas, nga botërori i 2014-ës.
Çelësat. Pozitat e Otamendit dhe Pastores kanë qenë çelës në suksesin e Argjentinës, ndërsa Aguero dhe me raste Higuain janë treguar lojtarë mbi të cilët mund të mbështetet kombatarja. Edhe Di Maria ka treguar lojë të mira, megjithë sezonin e dobët me Manchester United.
Veç Kilit, edhe Argjentina synon të bëj historinë. Për herë të fundit ‘Albicelestët’ Copa American e fituan në vitin 1993. Finalet e fundit, në Kupën e Kofederatave në vitit 2003 dhe 2007, Argjentina u mposht nga Brazili, ndërsa në Kupë të Botës, në vitin 2014 u mposht nga Gjermania.
Në këtë ndeshje Argjentina do të luajë kundër 11 lojtarëve, 46,000 fansave në stadium, 18 milionë kilianëve.
Kjo ndeshje do të nxjerrë më të mirin e Amerikës Jugore dhe Argjentina synon t’i jap fund agjërimin 22 vjeçar në këtë garë.
klankosova.tv