Lajmet e fundit

Argjentina ka shënuar fitore kundër Uruguayt me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për botëororin "Katar 2022".
Të parët kaluan në epërsi musafirët nëpërmjet Angel Di Marias, në minutën e shtatë, pas një asistimi nga Paulo Dybala, teksa raste të tjera nuk kishte dhe u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë.
Në pjesën e dytë nuk ndryshuan gjërat, rezultati mbeti i njëjtë, argjentinasit me këtë fitore i afrohen edhe më tutje kualifikimit në botërorin që do të mbahet në Katar.
Argjentina nga 12 ndeshjet ka 28 pikë, teksa Uruguai me 16 pikë nga 13 ndeshje. /Klankosova.tv/.