Lajmet e fundit

Messi më në fund ka arritur të fitoj një trofe të madh internacional.
Kjo, pas finales së mbrëmshme, ku Argejntina mposhti Brazilin, në finalen e Kupës së Amerikës, me rezultat minimal, 1 me 0.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Angel Di Maria, në minutën e 22-të, njofton Klankosova.tv.
Lionel Messi më në fund dëboi dëshpërimin ndërkombëtar ndërsa ekipi i tij rrëzoi Brazilin në shtëpi, në stadiumin Selecao.
Dhe pasi kishte luajtur çdo minutë të vetëm të turneut, nuk ka dyshim se kjo Copa, nga fillimi në fund, i përkiste magjistarit 34 vjeçar i cili ishte vetëm shtatë vjeç, kur më 1993 Argjentina përjetoi lavdinë e fundit në këtë garë.
Messi përfundoi turneun si “golashënuesi më i mirë”, me katër gola dhe u zgjodh “lojtari më i mirë”, titull i përbashkët me Neymarin.
Kur u dëgjua pipëza e fundit, televizioni argjentinas shpalli "Argjentinën Kampionë, Lionel Messin Kampion!"
Fitorja ishte triumfi i 15-të i Argjentinës në Kupën e Amerikës dhe do të thotë se ata barazohen me Uruguajin si fituesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
https://twitter.com/CopaAmerica/status/1414096013921562625