Lajmet e fundit

Derbi i dy gjigandëve të futbollit Argjentinës dhe Brazilit ka përfunduar pa fitues.
Rezultati i klasikës latino-amerikane ishte 0:0.
Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i minutës së 41-të nga një aksion që e nisi Messi.
Rodrigo de Paul pati një goditje të fortë në drejtim të portës, por në vend ishte Alisson Becker që e priti goditjen e fuqishme të argjentinasit.
Në minutat e fundit të kësaj pjese ishin vendasit që rrezikuan më shumë por pa sukses.
Në pjesën e dytë argjentinasit e nisën me një ritëm më të mirë të Argjentinës, të cilët sulmuan portën kundërshtare qysh në fillim të saj.
Si duket kjo ndikoj në lodhjen e ekipit argjentinas që nuk arriti të këtë shanse për të fituar.
Rasti i parë më i rrezikshëm në pjesën e dytë ishte ai i Matheus Cunha që bëri një goditje të fuqishme në drejtim të portës në minutën e 72-të por që shpëtimtar i portës së Argjentinës ishte Emiliano Martinez.
Rastin më i mirë në këtë ndeshje ishte në minutën e 89-të.
Messi lansoi një projektil më të majtën e tij potente, por Becker ishte përsëri në vend dhe e mbrojti goditjen e tij.
Ky barazim më së shumti i shkon përshtati Brazilit i cili renditet i pari me 35 pikë e pasur nga Argjentina që ka 29 pikë/ESPN.