Lajmet e fundit
Argjentina me rezultat të thellë ka mposhtur Paraguajin në gjysmëfinale të Copa America.

Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur Paraguajin në gjysmëfinale të Copa America.
‘Albiecelestët’ kanë treguar forcën e tyre të vërtetë duke deklasuar rivalët e tyre me rezultat të thellë 6-1.
Rojo, Pastore, Aguero e Higuain shënuan nga një gol, ndërsa Di Maria dy të tillë për të tronditur rivalët.
Të vetmin gol, atë të nderit për Paraguajin e shënoi Barrios pak para përfundimit të pjesës së parë.
Në finale Argjentina do të takohet me Kilin, organizatorin e këtij viti të Copa America.