Lajmet e fundit

Të dielën në mëngjes në ora 02:00 me kohën lokale në Kosovë, takohen dy rivalët e mëdhenj të Amerikës Latine, Argjentina e Brazili, për trofeun e madh të kontinentit “Copa Amerika”.
Brazili aktualisht është fituesi i fundit i këtij trofeu, ndërsa Lionel Messi ka një shans për të fituar trofeun e parë me Kombëtaren e Argjentinës, transmeton Klan Kosova.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin legjendar “Maracana” në Rio de Janiero.
“Copa America 2021” është gara e dhjetë e madhe e Lionel Messit me Argjentinën, duke përfshirë edhe katër paraqitjet në Kupën e Botës.
Argjentina, këtë trofe nuk ka e fituar që nga viti 1993, dhe nëse fiton do të barazohet me Urugain me 15 trofe.
Brazili aktualisht ka nëntë të tillë, të më të mirit të Amerikës së Jugut.
Për në finale, Brazili arriti me katër fitore dhe një barazim. Ndërsa, Argjentina kishte katër fitore dhe një tjetër e arriti vetëm falë penalltive ku mposhti Kolumbinë në gjysmëfinale.
Messi me katër gola dhe Lautaro Martinez me tre të tillë, janë më efikasit tek argjentinasit, ndërsa Neymar dhe Paqueta me nga dy gola janë më efikasit në Brazil.
Formacionet e mundshme:
ARGJENTINA: Martinez - Molina, Pecela, Otamendi, Tallafico - De Paul, Guido Rodriguez, Paredes (Lo Celso) - Messi, Martinez, Nico Gonzalez.
BRAZILI: Ederson - Danilo, Marquinhos, Thiago Silva, Renan Lodi - Casimiro, Fred, Lucas Packeta - Everton, Richardson, Neymar.