Lajmet e fundit

Lionel Messi do të largohet sërish nga Argjentina, por këtë herë vetëm për një ndeshje.
Ai nuk do të luajë në sfidën e ardhshme të Argjentinës kundër Venezuelës pas një dëmtimi që ka pësuar në sfidën e fundit.
"Pleshti"do të kthehet tek klubi i tij Barcelona, për të vazhduar rikuperimin nga lëndimi, shkruan e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo.
Messi u dëmtua në fitoren 1:0 ndaj Uruguait , ndërkohë që në sfidën e radhës Argjentina do të ketë edhe një tjetër mungesë të madhe, Paulo Dybala, e ndëshkuar me karton të kuq.