Lajmet e fundit

Kreu Kishës Katolike, Papa Françesku, është nderuar nga këngëtarja legjendë e muzikës “soul” Aretha Franklin, transmeton Klan Kosova.
Franklin ka kënduar për Papën në Festivalin e Familjeve në Filadelfia në praninë e qindra mijëra njerëzve.
Mirëpo, duket se Papën e ka impresionuar më shumë zëri i një djaloshi të ri me aftësi të kufizuara, i cili mori edhe bekimin e tij e po ashtu e mahniti një publik prej 300,000 vetash me falcetot e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Papa ka ndarë kohë që ta bekojë një njeri me aftësi të kufizuara, pasi që gjatë vizitave të tij ai e bën shpesh këtë veprim.
Papa u tha familjeve të Filadelfias se duhet të kujdesen për gjyshërit dhe fëmijët, e duke shtuar pak humor, tha se nuk e kishte fjalën për vjehrrat.