Të parin e shënoi pasi kundërshtarët gabuan.
Tek i dyti bëri vrapim të gjatë, u ndal për ta dribluar kundërshtarin dhe më pas e plasoi topin në rrjetë.
Më lehtë e shënoi golin e tretë për Dritën ndaj Ballkanit javë më parë në Superligën e gjeneratës U17.
Brenda pjesës së parë, Ardonit Kuka ishte shkaktar që ra edhe goli i katërt.
Ai ja pa hairin fort pandemisë, pasi i intensifikoi stërvitjet gjatë asaj periudhe të izolimit, prandaj, kur futbolli u kthye, ju desh pak kohë të transferohet në njërën nga skuadrat më të mëdha në vend.
Kuka vjen nga një familje futbollistësh, ndërsa ndihmë të madhe në këtë sport i jep edhe babai i tij Bashkimi. Para Dritës ka luajtur për Vizionin e Ferizajt dhe për Vllazninë e Pozharanit.
https://www.youtube.com/watch?v=dSU55uz-Oco&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.