Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Ardon Jashari, ka shkëlqyer në 33 ndeshjet që ka luajtur këtë edicion për Club Brugge.
Jashari ka shpërthyer me klubin belg,duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës.
Ai ka arritur të regjistrojë tre gola e katër asistime në ligën belge në sezonin 2024/2025.
Lojtari me prejardhje nga Kosova, është në garë për “Futbollistin e Vitit” në Belgjikë.
Mesfushori i Zvicrës ka zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane, veçanërisht në Itali dhe Gjermani.Sipas mediave italiane, Atalanta, Juventus, Milan dhe Roma kanë vëzhguar 23-vjeçarin që ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Zvicrës.
Në Bundesligë janë të interesuara dy klube.
Bëhet fjalë për Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen.
Votën për Ardon Jasharin mund ta jepni Këtu.