Ardon Jashari është gati ta lërë pas vetes lëndimin e fibulës së djathtë që e pësoi më 28 gusht gjatë stërvitjeve.
Sulmuesi i AC Milan, njëherësh reprezentues i Zvicrës, i cili u transferua këtë verë me shumë bujë nga Club Brugge për rreth 40 milionë euro në total, javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një ekzaminimi me rreze X që duhet të konfirmojë shërimin e plotë të kockës, fazë kjo e domosdoshme për të filluar stërvitjen me orar të plotë, ka njoftuar gazeta “ACMilanInside”, raporton Klankosova.tv.
Pjesën e parë të rikuperimit e zhvilloi në Zvicër, më pas në Milanello ka alternuar seanca fizioterapie, biçikletë statike, ushtrime force në palestër, punë në pishinë dhe ushtrime specifike si “AlterG treadmill” (vrapim pa gravitet për të mos ngarkuar plotësisht këmbën).
Në fund ka filluar të vrapojë dhe të punojë në rërë – hapi i fundit përpara se të veshë sërish këpucët e futbollit. Objektivi i Jasharit për t'u kthyer në fushë është vendosur për 8 nëntor kundër Parmës.
Jashari ka shumë dëshirë të tregojë vlerat e tij dhe shpreson që së shpejti të ketë një mundësi. Mund të jetë si një “blerje e re” për Milanin para merkatos së janarit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.