Lajmet e fundit

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Ardi Gashi i ftuar në "Prive" ndër të tjera ka folur edhe për raportin me Shqipen.
Ai tha se me të ka një energji dhe raporte shumë të mira edhe jashtë, ashtu siç u shpreh se i kishin edhe brenda shtëpisë së BBVK-së, shkruan Klankosova.tv.
"Unë mendoj qe e kemi një energji shumë të mirë me Shqipen. Jo veç unë, por edhe Mirdoni, unë, Shqipja edhe Mirdoni e kemi pasur një energji shumë të mirë edhe në Big Brother, mendoj që kjo u ka dhënë njerëzve shumë energji të mirë edhe e kanë kërku edhe jashtë Bigut. Ne kemi raporte shumë të mira me Shqipen", është shprehur ai.