Lajmet e fundit

Arda Turan ka lëshuar një kërkim falje publike pas performancës së tij të dobët në ndeshjen që Turqia e humbi 1 me 0 ndaj Kroacisë në ndeshjet e fazës së grupeve në evropianin që po mbahet në Francë.
Një volej e bukur nga Modric ia dha fitoren Kroacisë për t’i vendosur ata në vendin e parë në grupin D.
Turan nuk ishte në gjendje ta bënte diferencën dhe ta bëj Turqinë më të rrezikshme në sulm, ku pastaj lojtari i Barcelonës u zëvendësua nga trajneri Fatih Terim në minutën e 65-të.
“Para se gjithash më duhet të ju kërkoj falje për shkak të lojës së dobët sot. Mendoj që kam luajtur keq,” ka thënë ai për kanalin turk TRT, përcjellë Klan Kosova.
“Shokët e mij të skuadrës dhanë gjithçka mundën. Kroacia është ekip i mirë. Ne patëm mundësi të barazonim, kjo nuk ndodh. Ta japim më të mirën tonë.” Ka përfunduar Turan.