Lajmet e fundit

Arda Turan nuk është më në planet e Barcelonës. Mesfushori turk i afruar verën e kaluar te skuadra katalanase nuk ka përmbushur aspak pritshmëritë e drejtuesve dhe këta të fundit kanë nisur të përshpejtojnë largimin e tij nga skuadra.
Arda Turan për të cilin Barcelona shpenzoi rreth 35 milionë Euro një vit më parë nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique dhe gjasat janë që turku mos ti bashkohet Barcës në përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri pasi sipas gazetës Sport.es është pothuajse i sigurtë largimi i 29-vjecarit nga blaugranat, raporton Supersport.al, përcjellë Klan Kosova.
Futbollisti ka përfunduar në orbitën e Beshiktashit. Kampionët e Turqisë kërkojnë të rikthejnë Arda Turan-in në Stamboll por këtë herë jo për të mbajtur veshur fanellën e Gallatasaray-it por atë të Beshiktashit, gjithsesi mbetet për tu parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit. Interi është një tjetër skuadër që ka shfaqur interes për mesfushorin e kombëtares turke, por ende nuk ka bërë ndonjë oferte konkrete ndërsa vetë Turan kërkon të transferohet te një klub që merr pjesë në Uefa Champions League.
Barcelona nga shitja e Arda Turan kërkon të përfitojë një pjesë të mirë të shumës që shpenzoi për të blerë kartonin e tij nga Atletico e Madridit një vit më parë.