Lajmet e fundit
Mesfushori turk, Arda Turan u prezantua të premten si lojtari më i ri i Barcelonës; për të cilën tha se e kishte ëndërr të luante.

Arda Turan u prezantua të premten si lojtar i ri i Barcelonës.
Turku ka pranuar se të qenit lojtar i Barcelonës është ëndërr e kthyer në realitet, ndërsa foli edhe për lojën në të njëjtën pozitë si Xavi Hernandez.
“Barcelona është më shumë se klub. Ata që më njohin e dinë dëshirën time për të luajtur këtu. Jam shumë i lumtur”.
“Kam pasur shumë oferta, por kur Barcelona tregoi interesim të gjitha tjerat mu dukën të pavlefshme”.
“Askush nuk mund të marrë përgjegjësitë siç bëntë Xavi. Ai ishte idhulli i të gjithëve, jo vetëm tek Barça”.