Lajmet e fundit
Reprezentuesi turk mund të transferohet tek Chelsea në kuadër të një operacioni që mund të përfshijë edhe rikthimin e Felipe Luis në Madrid.

Arda Turan është afër që të nënshkruajë me Chelsean e Jose Mourinhos, sipas agjentit të tij, Ahmet Bulut.
E ardhmja e lojtarit turk ka krijuar interesim te një numër i madh klubesh ditëve të fundit, qyshkur ai konfirmoi se largimi i tij nga kryeqyteti spanjoll është i padiskutueshëm.
Një nga klubet që ka shprehur më shumë interesim është Chelsea, që duket se kanë mundur Manchester United që gjithashtu po tentonte transferimin e lojtarit, deri në pikën kur nënshkrimi është çështje ditësh.
Arritja e Turan në Stamford Bridge mund të jetë në favor edhe të një lëvizje që spanjollët po mundohet ta bëjnë këtë afat kalimtar.
‘Operacioni Arda’ mund të përfshijë hapjen e derës për rikthim në Madrid të Felipe Luis.