Motoristi italian Tony Arbolino e ka fituar në formë dramatike garën për shpërblimin e madh të Argjentinës në kategorinë Moto 2.
Ai pozitën e parë në garë e mori vetëm tri xhiro pa përfunduar gara dhe nuk e lëshoi atë derisa e kaloi vijën e finishit transmeton klankosova.tv.
Arbonilo në këtë formë përpos fitores e mori edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme me 41 pikë të mbledhura.
Ndërkohë në Argjentinë i dyti doli spanjolli Alonso Lopez kurse i treti britaniku Jake Dixon.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.