Lajmet e fundit

Sulmuesi i Kosovës, Aërbër Zeneli, ka thënë se hat-trick’un që realizoi sonte në fitoren 4:0 kundër Azerbajxhanit ua dedikon të gjithë shqiptarëve.
Zeneli për televizionin publik më tej ka thënë se topin ia ka premtuar babait të tij - topin që zakonisht iu mbetet në fund lojtarëve që realizojnë lojë mbresëlënëse, njofton Klan Kosova.
“Po ma don në Prishtinë. Kam dhënë katër gola. E falënderoj ekipin që më kanë shërbyer me topa. Po na shkon mirë si ekip po luftojmë shumë”, ka thënë Zeneli.
“ Është dashur ta fitojmë këtë ndeshje dhe ia arritëm. Presioni ka qenë mbi ata [ Azerbajxhanin]. Sot e kemi treguar veten si ekip. Unë dua ta tregoj veten në fushë. Golin ua dedikojë të gjithë shqiptarëve, kurse topin ia kam premtuar babait”.