Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, janë nënshkruar 14 marrëveshje nga ministrat e dy shteteve.
Të dyja vendet nënshkruan edhe 4 marrëveshje, 3 protokolle, 5 memorandume dhe Kalendarin e përbashkët kulturor vjetor.
Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka thënë që Memorandumi për Bashkëprodhim Filmik, do të ngrisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve filmike, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në bashkëprodhim filmik.
Zharku ka theksuar se ky memorandum, parasheh ndarjen e çmimeve kombëtare të përbashkëta në kinematografi.
"Kam qenë insistues që Shqipëria të jetë partneri jonë kryesor në bashkëprodhim kinematografik. Në fillim ata s'kanë pasë reciprocitet me ne dhe pastaj ndryshoi situata".
"Është punuar shumë derisa ka ardhur kjo marrëveshje. Ka rreth 7 vite, që punojmë për t'i realizuar disa bashkëpunime të tilla. Bashkëpunimi ekziston; ka bashkëprodhime shumë të mëdha filmike mes Kosovës dhe Shqipërisë – janë 5-6 filma të metrazhit të gjatë, ka thënë Zharku në Info Magazine në Klan Kosova.
"Një nen tjetër, i kësaj marrëveshje është edhe themelimi i një fondi të përbashkët. Tash dy shtetet, do të krijojnë një fond të përbashkët, që shërben për prodhimet kinematografike të dyjs vendeve. Kjo e nxit edhe më shumë bashkëpunimin dhe krijon mundësi që tregimet tona të përbashkëta të realizohen nga dyja vendet".
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.