Nga 2 deri më 4 qershor në Madrid të Spanjës do të mbahet Konventa e Mini Basketbollit. Federata e Basketbollit e Kosovës do të prezantohet nga Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi.
Minibasketbolli është duke shënuar rritje të jashtëzakonshme dhe FIBA Europe e ka cilësuar se Federatat kanë nevojë për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit, të cilët janë në gjendje të ofrojnë mjedisin e nevojshëm për fëmijët, duke mësuar gjithashtu se si të luajnë lojën e basketbollit.
Kjo konventë është pjesë përmbyllëse e trajnimit të Kursit për trajnerë të MiniBasketbollit 2022/23 të organizuar nga FIBA Europe dhe me përfundimin e suksesshëm të këtij kursi do të zgjidhen edhe Instruktorët Nacionalë të Mini Basketbollit nëpër Federatat përkatëse
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.