Lajmet e fundit
Dyshja spanjolle kanë pasur debate të nxehta edhe në të shkuarën, ndërsa tani mbrojtësi i Realit e ka nxehur edhe më situatën para përballjes së të shtunës.

Alavaro Arbeloa ka folur për Gerard Pique para përballjes së të shutnës, duke thënë se do të ndajë kohë për Periscope me rivalin e tij tek Barcelona nëse Reali e fiton Ligën e Kampionëve.
Pique është shumë aktiv në medie sociale, veçanërisht në Periscope, shpesh duke thumbuar rivalin e përjetshëm Real Madrid.
Në dhjetor të vitit të shkuar, qendërmbrojtësi pati thënë se Arbeloa nuk është mik i tij, por thjeshtë një i njohur, ndërsa debatet mes dyshes kanë vazhduar.
“Nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve për të 11-ën herë, do të flas në Periscope me të”.
“Nëse Pique do të ishte mik imi dhe do të më quante “joburrë” do të më vinte keq, por pasi vie nga ai, nuk mund ta them këtë gjë”.