Lajmet e fundit
Mbrojtësi i krahut tek Real Madridi ka thënë se Mourinhos s’i bëhet vonë për kritika, ndërsa ka shtuar se do të ishte i mirëseardhur në Madrid.

Jose Mourinho e ka filluar si mos më keq edicionin e ri me Chelsean.
Strategu portugez është në qendër të një tornadoje kritikash për formën e dobët të skuadrës nga Stamford Bridge.
Por ish-lojtari i tij, Alvaro Arbeloa ka thënë se portugezit s’i interesojnë e as nuk i lënë aspak përshtypje.
"Ai ishte si jelek anti-plumb. Nëse dikush kritikohej ai e mbronte".
"Por atij s'i interesonin kritikat që i bëheshin atij".
Spanjolli poashtu ka shtuar se nëse Mou do të vendose që të kthehej në Madrid, ai do të ishte i mirëpritur.
“Një rikthim i tij në Real Madrid? Pse jo? Shumë njerëz duan ta shohin duke dështuar, por shumë të tjerë shpresojnë që ai të dalë nga kjo pozitë. Unë nuk besoj se dyert e Real Madridit janë të mbyllura për të.
“Ai gjithmonë i mbronte ata që kritikoheshin, ka luftuar kundër orarit të ndeshjeve që besonte se ishte në dëm të ekipit”.