Lajmet e fundit
Francezi mbetet i pamposhtur në gjashtë ndeshje me Real Madridin, por mbrojtësi ende nuk është ambientuar sa duhet me të pasurit e një legjende për trajner.

Alvaro Arbeloa ka thënë se do të jetë e vështirë të stërvitet përditë nga një figurë e madhe si Zinedine Zidane.
Ish përfaqësuesi i Francës e ka nisur mirë karrierën e trajnerit të Los Blancos, pasi zëvendësoi Rafa Benitezin.
Dhe Arbeloa ka thënë se po e ka të vështirë të mësohet me punën krah një legjende si Zidane.
“Ndonjëherë kur e shoh mbetem gojëhapur për shkak të madhështisë së tij si lojtar, ndaj më duhet që ta mësoj veten me praninë e tij”.
“Tani e kemi trajner dhe kjo është gjë e rëndësishme. Ndjehem i privilegjuar që jam këtu, në skuadrën më të mirë në botë”.
“Zidanen e kam pasur idhull si fëmijë”.
“Ai është trajneri perfekt për Real Madridin”.