Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, e ka pranuar që do të donte ta shihte Lionel Messin sërish te Barcelona.
Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germainin mbaron në qershor, dhe nuk duket se palët kanë arritur ujdi për ta zgjatur atë.
“Rikthimi i Messit? Ta shohim, mirëpo do të doja të ndodhte,” ka thënë Araujo për Jijantes FC.
“Rikthimi i Leos do të jetë shumë i veçantë”, ka vijuar përfaqësuesi i Uruguait.