Ministria e Brendshme në Arabinë Saudite po pezullon të gjitha fluturimet ndërkombëtare pas lajmeve për variantin e ri të koronavirusit.
Qeveria Saudite ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare për udhëtarët për një javë - dhe kjo mund të zgjatet, sipas Saudi Press Agency.
Përjashtimet nga kjo përfshijnë fluturimet e huaja aktualisht në territorin e Mbretërisë të cilat do të lejohen të largohen, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Hyrja në Arabinë Saudite përmes porteve tokësore dhe detare është pezulluar gjithashtu për një javë, me mundësinë e zgjatjes për një javë tjetër.
Ata që hynë në Arabinë Saudite nga një prej vendeve evropiane ose ndonjë vend ku u shfaq epidemia që nga 8 dhjetori duhet t'u përmbahen masave përfshirë karantinimin në shtëpi për dy javë, duke filluar nga data e hyrjes në Arabinë Saudite.
Ata gjithashtu duhet të testohen për virusin gjatë kësaj periudhe, me teste të përsëritura çdo pesë ditë.
"Kushdo që u kthye nga ose kaloi nëpër një vend Evropian ose ndonjë vend ku u shfaq epidemia - gjatë tre muajve të fundit - duhet të kryejë një ekzaminim për virusin në shfaqje të koronës (Covid 19)," shtoi SPA.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.