Lajmet e fundit

Është pothuajse e sigurt që Arabia Saudite do ta mbajë Kupën e Botës 2034.
Australia, që ishte rival i saj në ofertën për këtë edicion, u tërhoq dhe në garë mbetën vetëm sauditët.
“Ne e kemi shqyrtuar mundësinë për ta mbajtur Kupën e Botës së FIFA-së dhe pasi i kemi marrë të gjithë faktorët në konsideratë – e kemi arritur përfundimin që të mos e bëjmë këtë për garën e 2034-tës”, ka thënë Federata Australiane e Futbollit në një komunikatë.
Sidoqoftë, FIFA ende nuk e ka deklaruar Arabinë Saudite si nikoqire të Botërorit.