Arabia Saudite sot bëri thirrje për një takim urgjent të OPEC +, organizatës së vendeve eksportuese të naftës që përbëhet prej 14 kombeve, në një përpjekje për të stabilizuar tregun e naftës gjatë pandemisë së koronavirusit.
"Ne më parë u përpoqëm të arrinim një marrëveshje në grupin OPEC + dhe nuk mundëm ta arrinim një konsensus në atë kohë”, tha një zyrtar, njofton Klan Kosova.
"Ftesa në takimin e OPEC + vjen në vlerësim të kërkesës së Presidentit Trump dhe miqve në Shtetet e Bashkuara."
Njoftimi vjen pasi Princi i Kurorës Mohamed bin Salman dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump, të cilët patën një telefonatë për të diskutuar çështjen, sipas mediave shtetërore.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.