Lajmet e fundit

Një burrë në Arabinë Saudite është divorcuar nga gruaja e tij vetëm disa orë pasi janë martuar, meqë ajo ishte shumë e zënë duke komunikuar në rrjete sociale, transmeton Klan Kosova.
Pasi kishte përfunduar ceremonia e dasmës, dhëndri me nusen shkuan në dhomën e tyre të hotelit, dhe kur ai tentoi të kishte marrëdhënie seksuale me të, nusja refuzoi t’i kushtojë vëmendje dhe në vend të kësaj vazhdoi në telefon t’i përgjigjej mesazheve ndaj urimeve të martesës.
Më pas bëhet e ditur se bashkëshorti e kishte pyetur nusen nëse ishte ai më i rëndësishëm apo miqtë e saj. “Ajo i tha se ishin ata”, gjë që e plagosi rëndë krenarinë e tij dhe dhëndri përfundoi duke dalë nga dhoma e hotelit me zemërim.
Kjo çështje është dërguar në gjykatë, nga ku do të tentohet që kjo dyshe të pajtohet, por dhëndri është shumë i lënduar për të bërë kompromise.
Sipas medieve arabe, media sociale, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp, po luajnë rol të madh në rritjen e numrit të rasteve të divorcit në Arabinë Saudite.
Kjo nuk është arsyeja e parë e çuditshme për divorce në këtë shtet. Një njeri është divorcuar nga gruaja e tij pasi kjo e fundit refuzoi ta mbyllte derën e veturës. Në disa rrethana të tjera, një grua tjetër u divorcua nga bashkëshorti pasi ai i tha që të mos vendoste lente kontakti.
Madje raportohet se një tjetër burrë saudit ishte ndarë nga gruaja pasi e kishte gjetur duke qarë kur një garues/e ishte eliminuar nga një reality show, transmeton Klan Kosova.