Lajmet e fundit

Në anën e pasme, iPhone 13 dhe iPhone 13 mini përfshijnë një sistem të ri dhe më të avancuar me kamera të dyfishtë, shkruan MacRumors, transemton Klankosova.tv.
Me video, Apple po prezanton "Modalitetin Kinematografik", i cili përdor fuqinë e A15 për të turbulluar automatikisht sfondin gjatë një videoje, duke lejuar që subjekti të qëndrojë në fokus. Gjatë xhirimit, përdoruesit mund të prekin subjekte të ndryshme për të zhvendosur fokusin.
Duke u nisur nga iPhone 12, iPhone 13 dhe iPhone 13 mini përmbajnë mburoja qeramike, rezistencë ndaj ujit, dhe pesë ngjyra të reja, duke përfshirë rozën, blu, mesnatën, dritën e yjeve dhe të kuqen.
Iphone 13 mini fillon me çmim prej 591 eurove, me 128 GB hapësirë bazë. IPhone 13 fillon me 676 euro dhe të dy do të jenë në dispozicion për para-porosi të premten, dhe do të fillojnë të dërgohen tek konsmatorët më 24 shtator.