Apple për herë të parë në histori pritet të njoftojë për rënie në shitje të telefonit të tij më të popullarizuar Iphone, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.
Çereku i parë i këtij viti ka qenë më i tmerrshmi në shitje në 13 vjet.
Sipas një raporti, Apple pret që për çerekun e parë të vitit të arkëtojë nga 50 miliardë deri në 53 miliardë dollarë nga shitjet, një ulje me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.
Në çerekun e parë të vitit 2015, Apple shiti 61.2 milionë telefona iPhone, ndërkohë që për tre muajt e parë të këtij viti, kompania amerikane ka shitur vetëm 50.4 milionë telefon të tillë, një rënie prej 18%. Kjo është një goditje për Apple, 2/3 e fitimeve të së cilës vijnë pikërisht nga shitjet e iPhone.
Mendohet se arsye për këtë rënie në shitje është Kina, tregu i së cilës ka qenë në fokusin e kompanisë amerikane prej dy vjetësh, ndërkohë që nuk janë përmbushur objektivat. Po ashtu, edhe konkurrenca nga Samsung si dhe rritja e disa kompanive kineze si Huaëei kanë ndikuar në rënien e shitjeve të iPhone.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.