Apple më në fund ka lëshuar në treg kufjet pa tela të iPhone të njohura si AirPods.
Këto dëgjuese të vogla nga pamja duken të ngjashme me ato tradicionale të prodhuara më parë nga kjo firmë, e që risi kanë se janë pa tela.
Ato ishin paralajmëruar në muajin shtator, por që kanë marrë kohë deri tash që të dalin në treg.
Ka pasur zëra se ato nuk janë lansuar deri tash për shkak të telasheve që kanë dalë siç thuhet me sinkronizimin e zërit.
Kurse ata që duan t’i kenë këto kufje duhet të paguajnë 159 funta./Klan Kosova/.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.