Apple ka konfirmuar se do të heqë portin Lightning për ta zëvendësuar me USB-C, në iPhone, pas ligjit të miratuar nga organet e BE-së, i cili kërkon që të gjithë kompanitë e telefonave të kenë port standard USB-C, nga vjeshta e vitit 2024.
Nënkryetari i lartë i marketingut në Apple, Greg Joswiak, tha se gjigandi i teknologjisë do të “duhet të pajtohet” me një ligj të ri të miratuar së fundmi nga BE.
“Natyrisht, ne do të duhet të pajtohemi; ne nuk kemi zgjidhje, ashtu siç bëjmë në mbarë botën për t'iu përmbajtur ligjeve lokale. Por ne mendojmë se qasja do të kishte qenë më e mirë nga pikëpamja mjedisore dhe më e mirë për klientët tanë që të mos kishin një qeveri kaq urdhëruese”, tha Joswiak.
Apple nuk ka treguar ende nëse USB-C do të aplikohet edhe në iPhone-ët e shitur jashtë BE-së, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.