Apple do të fillojë prodhimin e pajisjeve iPhone në pjesën jugore të Indisë, në vendin e quajtur Karnataka ka thënë qeveria indiane, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ministrat qeveritarë kanë thënë se Apple do të fillojë prodhimin e telefonave në prill të këtij viti.
Deri më tash gjigandi teknologjik ka 2% të tregut të telefonave në Indi, krahas me rivalin nga Koreja e Jugut Samsungun.
Apple e ka konfirmuar zyrtarisht këtë plan, duke thënë se e ka për qëllim që të investojë dukshëm ën Indi.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.