Aplikacionet e dashurisë lansojnë shenjën "i/e vaksinuar " që përdoruesit të lidhen pa u frikësuar se do të infektohen me virus
Përdoruesit e aplikacionit Tinder do të jenë në gjendje të shfaqin një shenjë në profilin e tyre për të treguar se janë vaksinuar kundër Covid-19.
Përdoruesit e Match, Hinge, Bumble, Badoo, Plenty of Fish, OurTime dhe Muzmatch do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin këtë përditësim si pjesë e një partneriteti me qeverinë.
Sidoqoftë, aplikacionet nuk mund të verifikojnë nëse një person po tregon të vërtetën apo jo.
Shenjat ''i/e vaksinuar'' në aplikacione për takime u shfaqën në SHBA në maj.
Bumble gjithashtu po i lejon përdoruesit të zgjedhin preferencat e takimeve gjatë pandemisë, duke shtuar opsione në profilet e tyre nëse duan të shkojnë për një shëtitje të distancuar nga shoqëria ose të mbajnë maska.
Konfirmimi i vaksinimit në profilet e aplikacioneve për takime është bërë gjithnjë e më popullor, njofton The Sun, përcjell klankosova.tv.
Përmendja e fjalës “vaksinë” në profilet Tinder u rritë me 750% në Britani që nga fillimi i pandemisë, sidomos gjatë muajit prill të këtij viti.
Renate Nyborg, Drejtor i Përgjithshëm në Tinder, tha se pandemia me të vërtetë i shtyu anëtarët të bëhen më kreativ për të bërë lidhje të reja.
"Tani ata janë gati për përvoja të reja shoqërore dhe fizike, me përmendjet e ‘përqafimit’ deri 23% dhe ‘mbajtjes së dorës’ me 22% në profilet e tyre.
Ndërsa shumë njerëz në botë po bëhen gati për një verë dashurie, konfirmimi i vaksinave do ta bëjë më të lehtë lidhjen dhe argëtimin”, tha Nyborg.
Sondazhi i përmendur u krye duke përdorur 700 të rritur 18 deri 25 vjeçar në SHBA në maj të këtij viti.
Ministri i vaksinave, Nadhim Zahawi, tha se skema e re e aplikacioneve për takime ishte si një "pasuri e pabesueshme” për programin e vaksinimit në Angli.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.