Lajmet e fundit

Ekziston një ueb-sajt ku njoftohen dhe takohen çiftet që përkrahin presidentin amerikan, Donald Trump, (Trump.Dating), mirëpo, tani ka dalë një sajt tjetër që promovon krejt të kundërtën.
The Hill ka raportuar që një startup i quajtur Këshilli Liberal Amerikan ka lansuar një sajt me emrin “NeverTrump.dating”.
Ata shpresojnë që kjo do të ndihmojë që t’i iket “Trampizmit me një të dashur iluminues/e”.
Sipas themeluesit të këtij këshilli, Ted Brown, qëllimi i sajtit është që të lejojë njerëzit e bindjeve të njëjta politike që të takohen me njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë kundër Trump-it dhe përkrahësve të tij.
https://nevertrump.dating/