Lajmet e fundit

Sot në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e Millosh Plleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.
Dënimi prej 15 vjetësh që i ishte shqiptuar Pleskoviqit nuk është pranuar nga familja e viktimave.
Nëna e Binak dhe Reshat Dacit, dy viktimave të vrara nga Pleskoviqi, ka thënë se ky dënim është shumë i ulët.
Avokati i palës së dëmtuar, Gent Gjini, në një pronocim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, bëri të ditur se familja kërkon që dënimi të zgjatet deri në burgim të përjetshëm. /Klankosova.tv