Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në këtë seancë, SPAK gjithashtu paraqiti edhe rezultatet e hetimeve të reja të kryera gjatë këtyre muajve, shkruan topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Por për avokatin Genc Gjokutaj, Prokuroria nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor të ri.
Berisha dhe Malltezi janë duke u hetuar nga SPAK me dyshimet se janë përfshirë në korrupsion në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Akuza të cilat janë kundërshtuar prej tyre, duke argumentuar se i gjithë hetimi është politikë dhe çdo gjë në atë procedurë ka qenë e rregullt dhe ligjore.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.