Alergjia në vezë ka bërë që një 15-muajsh të vonojë vaksinimin kundër fruthit, çka më pas ka sjellë edhe infektimin e tij me këtë sëmundje ngjitëse.
Si pasojë, i vogli është trajtuar për disa ditë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Nëna e fëmijës rrëfen për përjetimet e vështira dhe frikën që kanë kaluar gjatë ditëve kur fruthi u shfaq tek i biri, duke apeluar tek prindërit që të mos bien pre e dezinformatave, por t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me kohë, raporton Klankosova.tv.
Në të tilla raste edhe profesionistët shëndetësorë rekomandojnë që të bëhet testi i vaksinës në Klinikën e Alergologjisë.
Të dhënat e IKSHPK bëjnë të ditur se nga 16 prill deri me 15 qershor janë raportuar 36 raste të konfirmuara me fruth.
Ndiqni kronikën në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.