Apeli i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për revokim të masës së sigurisë arrest në shtëpiak.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në njoftimin e GjKKO-së.
Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi një skandal të radhës vendimin e gjykatës, ndërsa theksoi se do të vijojnë rrugën ligjore.
"SPAK po merret me lojën e kungulleshkës, provat që paraqet mbrojtja nuk i pranojnë, SPAK po bën akt antikushtetues, një skandal i radhës, ne do të vijojmë rrugën ligjore", ka thënë Gjokutaj. /tch/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.