Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila e përfaqëson Shqipërinë në festivalin më të madh të këngës në Evropë, "Eurovison" , do të performojë e dyta në natën finale.
Para Peristerit, do të performojë këngëtarja e Qipros, Elena Tsagrinou me këngën El Diablo. Shqipëria përfaqësohet me këngën "Karma", e cila në natën e dytë të gjysmëfinales ishte shteti i parë që shkoi drejt finales.
Këngëtarja ka bërë thirrje për adhuruesit e saj që të ketë mbështetje sa më shumë, duke kërkuar që ta votojnë atë.
"Karma" mban numrin 02 të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane mund të votojnë me këtë numër. Pos Peristerit në finalen e Eurovisionit është edhe një shqiptar tjetër, Gjon Muharremaj, i cili e përfaqëson Zvicrën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.