Këngëtarja e njohur, Angjela Peristeri, ka kërkuar sa më shumë vota nga adhuruesit e saj për performancën e saj në natën finale të festivalit më të madh të këngës Eurovision 2021.
Peristeri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ajo do të ngjitet e dyta në skenë për të performuar sonte.
"Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në numrin e shtetit përkatës me kodin 02 në momentin që fillon votimi dhe numri i telefonit shfaqet në ekran!"
"Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua", ka thënë Peristeri.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.