Pas komenteve të aktores dhe komedianes, Roaseanne Barr në Twitter, seria e saj është anuluar nga rrjeti mediatik, ABC.
Ky veprim e ka shokuar Hollivudin, shkruan CNN. Kjo pasi që rikthimi i kësaj serie pas dhjetra vjetësh në ekranet televizive kishte sjellë shikueshmëri të lartë.
“Deklarata e Roseanne në Twitter është e pështirë, e neveritshme dhe inkonsistente me vlerat tona, dhe kemi vendosur që ta anulojmë shoun e saj”, ka thënë presidenti i ABC-së, Channing Dungey.
Roseanne kishte kërkuar falje për postimin e saj, duke thënë se i vjen keq për shakanë e saj të keqe për politikën dhe pamjen e Valerie Jarrett.
“Po ta kishin pasë vëllazëria myslimane dhe planeti i majmunëve një fëmijë = vj”, kishte qenë postimi i saj që i kushtoi jo vetëm komedianes, por edhe produksionit të serisë së famshme amerikane.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.