Premiera e “Wonder Woman” në Londër është anuluar pas ngjarjeve tragjike në Mançester të Anglisë këtë javë.
“Lutjet tona janë me ata që janë prekur nga tragjedia e fundit në Britani të Madhe”, tha studioja në një deklaratë nëpërmjet Variety, transmeton Klan Kosova.
“Ne nuk do të vazhdojmë me planet tona për premierën e “Wonder Woman” dhe aktivitetet e tjera në Londër”.
Shpërthimi në Manchester la 22 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur, në sallën ku Ariana Grande po mbante koncertin saj.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.