Lajmet e fundit

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos, është anuluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Takimi ishte planifikuar për t’u luajtur sot duke filluar nga ora 17:00 në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës.
“Shkak i anulimit janë reshje të dendura të dëborës!”, thuhet në njoftimin e klubit të Skënderbeut.
Dinamo pas 19 xhirove në Kategorinë Superiore të Shqipërisë renditet në vendin e pestë me 22 pikë, teksa Skënderbeu me 22 sosh në pozitën e shtatë./Klankosova.tv.