Piktorja Adriana Marku aplikoi në konkursin e Ministrisë së Kulturës për blerjen e veprave të artit.
Ajo nuk arriti të përfitojë nga ky konkurs dhe u shpreh e pakënaqur nga ana e komisionit, për shkak se, sipas saj, përfitues dolën të jenë edhe dy anëtarë të Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare.
Në fakt, ministria kishte ndarë 247 mijë euro për blerjen e veprave të artistëve në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në konkurs u përzgjodhen 68 artistë, veprat e të cilëve u paguan nga 1 mijë deri në 7 mijë euro.
Ministria e Kulturës, gjatë të enjtes, konfirmoi se i anuloi të gjitha procedurat e këtij projekti.
Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Mërgime Taraku.
https://www.youtube.com/watch?v=4jQRswyeDfo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.