Lajmet e fundit

Për herë të parë që nga viti 1956 do të anulohet banketi i ceremonive të çmimeve Nobel, sipas Fondacionit Nobel.
“Jave e Nobelit nuk do të jetë siç është zakonisht shkaku i pandemisë aktuale. Ky është një vit i veçantë ku secili duhet të bëjë sakrifica dhe t’iu adaptohet rrethanave krejtësisht të reja”, ka thënë Lars Heikensten, drejtor i Fondacionit Nobel, në një deklaratë.
Banketi i Nobelit tradicionalisht shënjon fundin e Javës së Nobelit në dhjetor, ku fituesit e çmimeve ftohen në Stokholm për biseda dhe për ceremoninë e çmimeve. Njëkohësisht edhe ceremonitë e dhënies së tyre do të mbahen në forma të ndryshme.
Banketi ishte anuluar së fundi herë më 1956 në mënyrë që ta shmangnin ftesën e ambasadorit sovjetik shkaku i shtypjes në Revolucionin Hungarez, sipas zëdhënëses së Fondacionit të Nobelit.