Lajmet e fundit

Air India, Air Neë Zealand, Jetstar, Juneyao Airlines, Singapore Airlines dhe Virgin Australia ishin ndër ato që kanë anuluar fluturimet për dhe nga Bali, që ndodhet në perëndim të Flores. Të dhënat e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gusti Ngurah Rai mesditën e së mërkurës treguan se mbi 20 fluturime janë anuluar për shkak të vullkanit.
Disa fluturime të brendshme të AirAsia që nisen për në Flores janë anuluar gjithashtu.
Vullkani me majë binjake shpërtheu disa herë në nëntor, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke detyruar mijëra të largohen.
Indonezia ndodhet në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete./Klankosova.tv